Diaz: Ibra? Është mosha e babait tim, por...

Diaz: Ibra? Është mosha e babait tim, por...

23:03, 10/11/2020

Në një intervistë për “Movistar +”  Brahim Diaz , foli për Zlatan Ibrahimovic dhe të ardhmen e tij, e ndarë aktualisht midis Real Madrid dhe Milan: Ai është në të njëjtën moshë me babanë tim, por ende vijon të bëjë diferencën.

Në futboll nuk ka moshë dhe ai po e tregon. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ai më jep këshilla dhe shkojmë shumë mirë me të. Ne po flasim për një kampion. Me njerëz si ai, asgjë nuk është e mjaftueshme, duhet të punosh gjithnjë e më shumë. Ai më thotë "nuk ke mbaruar akoma, tani duhet të bësh abdominale me mua ". Kërkon shumë dhe dëshiron që ju të përmisoheni".

Milan: Këtu kam minuta, në Madrid isha mirë, por këtu po jap më të mirën e futbollit tim. A do të kthehem në Madrid? Jam përqendruar te Milani dhe po jap gjithçka. Qyteti është i bukur, njerëzit janë miqësorë. Jam shumë i lumtur që jam në Itali, jam adaptuar mirë. Ne jemi të fortë, duhet të vazhdojmë kështu ", përfundoi Diaz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco