'Camp Nou', ishte objektiv i një sulmi terrorist

'Camp Nou', ishte objektiv i një sulmi terrorist

22:40, 10/11/2020

Camp Nou’ ka qenë shënjestër e një sulmi terrorist në vitin 2017.

Kështu është deklaruar në gjyqin që po mbahet ndaj personave që shkaktuan sulmin terrorist në Barcelonë në vitin 2017.

Ky informacion fillimisht ishte zbuluar në vitin 2018 gjatë fazës së hetimeve dhe tani është konfirmuar në gjyq.

Qëllimi i agresorëve ka qenë të sulmonin ‘Camp Nou’ me një furgon në të cilin do të vendoseshin bombat, vetëm tre ditë pas sulmeve të Ramblas.

Në ditën kur mendohej të bëhej sulmi, Barcelona priste në ‘Camp Nou’ Real Betis dhe në stadium ishin rreth 56 mijë tifozë.

Kujtojmë se në sulmin e La Rambla (Barcelonë, 17 gusht 2017), një 22 vjeçar që ngiste një furgon i mori jetën 13 personave, ndërsa plagosi të paktën 130 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco