VIDEO/ Salah ka talent edhe në kërcim, e ‘djeg’ te dasma e vëllait

VIDEO/ Salah ka talent edhe në kërcim, e ‘djeg’ te dasma e vëllait

22:14, 10/11/2020

“Egypt Today” ka shpërndarë një video ku ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, shihet duke vallëzuar gjatë martesës së vëllait të tij.

Dita më e madhe në jetë për Nasr Salah ka qëlluar pikërisht kur klubet janë pushim për shkak të ndeshjeve që zhvillojnë kombëtaret në muajin nëntor dhe e gjithë familja e Mohamed është mbledhur në Egjipt.

Një video 17 sekondëshe është publikuar nga media egjiptiane, aty ku shihet ylli i “The Reds” duke kërcyer.

Ceremonia ndodhi para se Egjipti të përballet me Togon në Kupën e Afrikës, ndërsa Salah shihet duke u argëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco