Muriqi: Edhe pse një miqësore, ndeshjet ndaj Shqipërisë janë të veçanta

Muriqi: Edhe pse një miqësore, ndeshjet ndaj Shqipërisë janë të veçanta

22:15, 10/11/2020

Sulmuesi Vedat Muriqi u transferua këtë verë nga Fenerbahçe te Lazio, mirëpo deri më tani nuk ka dhuruar shumë në fushën e lojës. Lojtari është rikthyer dhe te përfaqësuesja e Kosovës pas shumë diskutimesh që mungoi në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të luajë nesër prej orës 16:00 në sfidën kundër Shqipërisë. Një vëllazërore që e tillë mbetet dhe për Muriqin, pasi sulmuesi e kosnideroi si shumë të veçantë në një postim në “Facebook”.

“Jam i lumtur që pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet ndeshje miqësore”, – tha sulmuesi i Lazios.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco