Manuel Neuer: Nuk kishim përjetuar kurrë një sezon si ky

Manuel Neuer: Nuk kishim përjetuar kurrë një sezon si ky

21:12, 10/11/2020

Manuel Neuer, në edicionin e kaluar ka fituar gjithçka që mund të fitonte me fanellën e Bayern Munchen, si në arenën kombëtare, ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Por, gardiani i Gjermanisë uron që të mos ketë më sezone të tilla.

Në një intervistë të dhënë për ”Sportbuzzer”, ai deklaroi se ishte e pakuptueshme që të luhej me një kalendar aq të ngjeshur sa ky i vitit të fundit, ku ndeshjet ishin njëra pas tjetrës pa ndërprerje.

“Nuk kishim përjetuar kurrë një sezon si ky më parë dhe shpresoj që të mos e përjetojmë më. Është e pamundur të bësh disa ushtrime në stërvitje në këtë moment. Pas ndeshjeve rikuperohet, bëhet pak taktikë, ndonjë stërvitje ditën para ndeshjes dhe pastaj menjëherë luajmë. Nuk arrijmë më të organizojmë ndeshje në grup apo mini-turne, si zakonisht.

Jemi në limite. Por gjithsesi nuk duhet të ankohemi, pasi ndryshe nga shumë të tjerë, ne mund të luajmë dhe duhet të jemi të lumtur. Mjafton të shkosh te sporti amator apo të shohësh si po vuajnë shumë sporte të tjera”, tha Neuer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco