Jenson Llanaj, 'tulipani' shqiptar që po rritet tek akademia e Ajax

Jenson Llanaj, 'tulipani' shqiptar që po rritet tek akademia e Ajax

21:07, 10/11/2020

Shumë futbollistë në mbarë botën, ëndërrojnë që të jenë pjesë e një skuadre të madhe, siç është Ajaksi i Amsterdamit, ëndërr të cilën po e përjeton një talent shqiptar.

Jenson Llanaj, prej dy vitesh është bërë pjesë e akademisë së Johan Krojf, duke firmosur edhe një kontratë zyrtare. Holandezët besojnë shumë tek talenti i Llanaj, një lojtar i ri që preferon të aktivizohet në krahun e djathtë të mesfushës por fiziku dhe grinda e tij kanë bërë që drejtuesit e akademisë ta kalojnë shpesh edhe në qendër të mesfushës si shkatërrues.

I lindur në Romë, por me prindër shqiptar, Llanaj i ka kushtuar të gjithë fëmijërinë e tij futbollit me shpresën dhe besim që të luaj në nivelet më të larta të futbollit europian, pse jo një ditë të përfaqësoj, kombin e tij, Shqipërinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco