Lajm i bujshëm nga Gana: Cobbinah drejt largimit nga Tirana

Lajm i bujshëm nga Gana: Cobbinah drejt largimit nga Tirana

20:50, 10/11/2020

Mediat ganeze trondisin klubin e Tiranës. Sipas asaj që raporton “Ghanasoccernet”, Winnful Cobbinah është drejt largimit nga bardheblutë.

Një lajm i bujshëm që vjen në qiell të hapur, duke qenë se merkato ka vetëm një muaj që është mbyllur dhe nga ajo çka Tirana ka zbuluar, kontrata e sulmuesit 29 vjeçar përfundon në fund të këtij sezoni.

Media ganeze raporton se marrëveshja është arritur dhe Cobbinah po plotëson dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lejen e largimit nga vendi dhe kjo pritet të ndodhë nesër.

Emri i klubit të ardhshëm të Cobbinah nuk bëhet me dije, por i njëjti burim mëson se ganezi ka qenë një dëshirë e vazhdueshme e tyre dhe janë gati t’i ofrojnë kontratë ndjeshëm më të mirë në aspektin financiar se Tirana.

 Tashmë mbetet vetëm për t’u parë sesa i vërtetë është ky lajm, dhe nëse do të rezultojë i tillë do të jetë me siguri një lajm i keq për tifozët e Tiranës dhe trajnerin Egbo i cili beson shumë te aftësitë e ganezit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco