Qetësohen ‘gjakrat’, Cungu kthehet te Laçi

Qetësohen ‘gjakrat’, Cungu kthehet te Laçi

20:38, 10/11/2020

Armando Cungu bën prapakthehu dhe vendos të qëndrojë në stolin e Laçit.

Pas ndeshjes ndaj Kastriotit, që u mbyll me atë barazim 1-1 falë një goli të Plakut në fund, Cungu në nerva e sipër mbylli bashkëpunimin me Laçin.

Por me kalimin e orëve gjakrat u qetësuan dhe pasi bisedoi me presidentin Laska, i cili gjithashtu ishte më i qetë, tekniku shkodran vendosi të dalë në stërvitje këtë të martë për të përgatitur ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias, që do të luhet të shtunën.

Menjëherë pas ndeshjes ndaj rrogozhinasve do të vijë dueli ndaj Partizanit, sfidë në të cilën Laçi i Cungut do të kërkojë të hyjë me moralin e lartë për të tentuar fitoren e parë në kampionat.

Dy sfida delikate, në të cilat me Cungun në drejtim Laçi do të kërkojë kthesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco