Lëv i vendosur për të lënë jashtë Gjermanisë këta tre lojtarë

Lëv i vendosur për të lënë jashtë Gjermanisë këta tre lojtarë

20:23, 10/11/2020

Dera e kombëtares gjermane do të vazhdojë të jetë e mbyllur për Tomas Mylerin, Mats Humels dhe Zherom Boateng.

Për trajnerin e “Pancerave”, Jokaim Lëv, nuk ka më kthim prapa dhe pse vetëm një arsye madhore mund ta bënte të ndryshonte mendjen.

Treshja e lojtarëve që u shpall kampione Bote në Brazil 2014 po kalon një formë të mirë, por për Lëv kjo nuk mjafton.

“Kemi vendosur edhe njëherë tjetër për të mos nominuar këta lojtarë me kombëtaren dhe kjo nuk do të ndryshojë edhe në të ardhmen. Nuk mund të kthehemi prapa”, pohoi Lëv për “Kicker”.

Kujtojmë që trajneri gjerman u komunikoi këtyre lojtarëve në mars të 2019 largimin e tyre nga Gjermania, kjo pasi skuadra duhet të riformatohet me lojtarë të rinj.

Por Lëv e di që këta tre lojtarë janë me shumë klas dhe eksperiencë, çka do të ishte shumë e rëndësishme për skuadrën aktuale dhe objektivat e saj.

“Do ta mendoja një rikthim të këtyre lojtarëve vetëm nëse do të kishim një emergjencë në skuadër për shkak të dëmtimeve dhe mungesave, në të kundërt nuk do të ndryshojë asgjë”, tha Lëv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco