Kaos me tamponët te Salzburg, lojtarët nga pozitiv në negativ në më pak se 48 orë

Kaos me tamponët te Salzburg, lojtarët nga pozitiv në negativ në më pak se 48 orë

18:49, 10/11/2020

Të premten të gjithë negativ, të dielën në mbrëmje gjashtë pozitiv, sot të gjithë sërish negativ. Te Salzburg po kërkojnë shpjegime në lidhje me rezultatet e testeve të fundit Covid-19, të cilat ndaluan disa lojtarë të udhëtonin për në ekipet e tyre kombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i klubit austriak, Stephan Reiter, tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund kufizimeve aktuale. Shpresojmë që ndalimi i udhëtimit i vendosur nga autoritetet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne gjithashtu duam të zbulojmë pse dy seritë e fundit e testeve Covid, të cilat u kryen nga i njëjti laborator në Salzburg, kanë prodhuar rezultate kaq të ndryshme " tha Reiter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco