Galatasaray s’i paguan dot rrogën e lartë, Falcao drejt largimit

Galatasaray s’i paguan dot rrogën e lartë, Falcao drejt largimit

18:48, 10/11/2020

E ardhmja e Radamel Falcaos te Galatasaray është “në fije të perit”.

Sulmuesi kolumbian ka treguar një formë fantastike këtë fillim sezoni me 5 gola në dy ndeshje, por janë problemet ekonomike të klubit që pritet ta shtyjnë drejt një aventure të re në janar.

Pandemia duket se ka goditur rëndë arkën e Galatasaray-t, që nuk mund t’i garantojnë pagën 5.8 milionë euro të këtij viti dhe të sezonit 2022.

Inter Miami ka shprehur interes për ta afruar në janar, sapo kolumbiani të mbyllë çështjet kontraktuale me Galatasaray-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco