Gjykata Sportive merr vendimin për Verona-Roma

Gjykata Sportive merr vendimin për Verona-Roma

18:37, 10/11/2020

Nuk ka falje për Romën, mbetet në fuqi humbja 3-0 e verdhekuqev ndaj Hellas Veronës, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Federata Italiane e Futbollit kishte vendosur fitoren 3-0 ndaj Veronës, kjo për shkak se klubi kryeqytetas kishte aktivizuar Amadu Diavara, i cili nuk ishte në listën e dorëzuar nga klubi para ndeshjes.

Ndeshja u mbyll 0-0, por verdhekuqve iu dha humbja 3-0 dhe drejtuesit vendosën ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Sportive.

Pikërisht këta të fundit në vendimin e dhënë së fundmi, vendosën që humbja në tavolinë të mbetet, duke i dhënë të drejtë Federatës.

Në deklaratën e Gjykatës Sportive thuhej: “Gjykata Sportive refuzoi ankesën e Romës, duke konfirmuar humbjen 3-0, të dhënë për ndeshjen me Veronën, e cila u luajt më 19 shtator, e vlefshme për javën e parë të Serisë A”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco