Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla rezulton pozitiv me Covid-19

Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla rezulton pozitiv me Covid-19

17:53, 10/11/2020

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Njoftimi vjen nga vetë lojtari përmes rrjeteve sociale. " Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i fundit që bëra, kam rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, por për fat jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do doja të sensibilizoja për të gjithë, që të mbroheni dhe të mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe të gjithë ata persona që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti! ” thuhet në postimin e 20 vjeçarit, i cili tashmë shuan shpresat për një grumbullim me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit.

Një goditje për trajnerin Edi Reja që u shpreh se po bënin gjithçka për ta pasur gati me Kombëtaren. Kumbulla është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares. Me atë që tregoi në fushë me Veronën në edicionin debutues në Serinë A, fitoi vëmendjen e skuadrave të mëdha në të gjithë Europën. Me vazhdimësinë në fushë, po fiton spaletat e liderit edhe në skuadrën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco