Mesfushori i Shpresave: Anglia dhe Kosova janë njësoj

Mesfushori i Shpresave: Anglia dhe Kosova janë njësoj

17:54, 10/11/2020

Mesfushori i ekipit kombëtar U-21, Armando Dobra, ka dalë ditën e sotme në konferencë para mediave, ku ka folur për dy ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë.

Dobra është shfaqur optimist për rezultate pozitive, teksa është shprehur se do të zbresin në fushë për t’i fituar të dyja ndeshjet.

“Kemi fituar dy ndeshjet e para. Jemi grup harmonik. Urojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet, ndoshta kemi shanse të kualifikohemi nëse i fitojmë të dyja ndeshjet. Të shohim se si do dalim.

Ata do luajnë fort, ne do të luajmë fort. Ne do shkojmë të fitojmë kundër Anglisë dhe Kosovës. Kemi grup të mirë, kemi shanse. Profesori na ka thënë se çfarë të bëjmë, si të luajmë dhe do shkojmë të fitojmë të dyja ndeshjet.

Anglia dhe Kosova janë njësoj, nuk kanë diferenca të dyja janë ekipe të forta. Do të bëjmë analizën për të fituar të dyja ndeshjet”, u shpreh Dobra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco