Leonardo flet mbi çështjen Icardi

Leonardo flet mbi çështjen Icardi

17:28, 10/11/2020

Mauro Icardi nuk ka luajtur për Paris Saint-Germain prej një kohe të gjatë, për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, lojtari argjentinas u ble këtë verë nga Inter. Sulmuesi kishte qenë në qendër të diskutimeve pasi nuk dukej se përshtatej me planet e trajnerit Thomas Tuchel, të dëshmuara nga mos-aktivizimi në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

 Së fundmi, drejtori sportiv,Leonardo, foli mbi këtë temë: “ Jo nuk është kështu. Ai erdhi i huazuar. Ishte një mundësi për ta blerë atë. Ai ka shënuar 25 gola që kur ka ardhur këtu. Kishte një ambicie dhe një situatë. Ne arritëm të ulim opsionin fillestar. Ai është i dëmtuar tani, kjo nuk do të thotë që për 5 vjet ai nuk do të jetë i rëndësishëm për klubin. Në finalen e Ligës së Kampioneve, ai nuk luajti, por sinqerisht mendoj se ai ishte shumë vendimtar në udhëtimin tonë sezonin e kaluar , ”tha braziliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco