Duel mes dy klubeve angleze për futbollistin e Bayern Munich

Duel mes dy klubeve angleze për futbollistin e Bayern Munich

16:52, 10/11/2020

Në fund të sezonit, David Alaba do të largohet nga Bayern Munich. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët janë shprehur se palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Menjëherë pas këtij lajmi, shumë klube evropiane filluan të interesoheshin për shërbimet e mbrojtësit austriak, i cili në fund të sezonin do të jetë pa skuadër, pasi i skadon kontrata me klubin e Bayern.

Mirëpo, sipas asaj që raporton “90 Min”, dueli për nënshkrimin me Alaba-n do të jetë midis Liverpool dhe Manchester City. Sipas medias në fjalë, dy klubet angleze po kërkojnë me ngulm afrimin e 28 vjeçarit. Fjalën e fundit pritet ta thotë, David Alaba...

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco