Juventus shfaq interes për Dembele, Barcelona merr vendimin

Juventus shfaq interes për Dembele, Barcelona merr vendimin

16:48, 10/11/2020

Ousmane Dembele do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës, të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Pak kohë më parë ishte raportuar se Barcelona do të përpiqej të largonte sulmuesin francez në merkaton e janarit, pas formës jo të mirë që kishte treguar dhe dëmtimeve të shumta të pësuara.

Megjithatë tashmë drejtuesit kanë bërë prapakthehu dhe Dembele nuk do të jetë në merkato.

Gjithçka lidhet me dëmtimin e Ansu Fati dhe katalanasit nuk dëshirojnë të jenë të papërgatitur, prandaj dhe kanë vendosur ta mbajnë Dembelenë.

Një lajm aspak i mirë ky për Juventusin, për shkak se bardhezinjtë ishin një nga skuadrat e interesuara për francezin dhe po përgatisnin sulmin për ta afruar atë në janar, por tani duhet të presin të paktën deri në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco