Masa e ashpër për përdorim dopingu/ Pezullohet për 4 vjet Andria Ianione

Masa e ashpër për përdorim dopingu/ Pezullohet për 4 vjet Andria Ianione

16:26, 10/11/2020

Piloti i Moto GP, Andrea Ianone, është përjashtuar për 4 vite nga të gjitha garat, pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)  të Lozanës pranoi kërkesën e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut  (WADA) që piloti i skuderisë “Aprilla” të dënohej me 4 vite përjashtim.

31-vjeçari ishte dënuar në prill të vitit të kaluar me 18 muaj përjashtim për të njëjtën çështje, por vendosi të apelonte dënimin në CAS.

Por, trupa gjykuese miratoi kërkesën e WADA-s që Ianone të përjashtohej për 4 vite.

Gjatë analizave, atij iu gjetën drostanolon, por avokatët e tij pretenduan se Ianone e kishte marrë për të luftuar ushqimin e kontaminuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco