Juventusi i lodhur me kapriçot e Dybala, i vendos ultimatum!

Juventusi i lodhur me kapriçot e Dybala, i vendos ultimatum!

15:01, 10/11/2020

Fundi i ndeshjes kundër Lazio la shumë njolla për Paulo Dybala. Argjentinasi i Juventusit – shkruan SportMediaset – duhet të rikuperohet mbi të gjitha nga pikëpamja e gjendjes psikologjike, duke qenë se ai nuk ndihet qendror në projektin e Andrea Pirlo dhe ndjen skepticizëm rreth tij.

Në këtë kontekst, futet edhe negociata për rinovimin e kontratës së Joya-s, me palët që mbeten shumë të largëta për momentin, veçanërisht sepse vetë Juventusi nuk ka ndërmend të kënaqë kërkesat e larta të agjentit të tij.

E ardhmja e numrit “10”, shpjegon portalik, në çdo rast, duhet të vendoset gjatë dy muajve të ardhshëm: në këtë periudhë kohe Dybala do të duhet të rikuperojë teknikisht Juventusin, por gjithashtu të ulë pjesërisht pretendimet e tij për të arritur në rinovim, telesport.

Nëse nuk do të ishte ky rasti, hipoteza e një lamtumire tashmë në janar nuk do të përjashtohej, me Real Madrid që nuk kishte ndalur kurrë së ndjekuri lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco