Lajm i keq për Romën, tre të tjerë me Covid-19

Lajm i keq për Romën, tre të tjerë me Covid-19

14:47, 10/11/2020

Rastet me koronaviurus po rriten tek klubi i Romës.

Pas Dzekos dhe portierit të të rinjve, rezultuan pozitivë  me COVID-19 edhe Federico Fazio, Davide Santon dhe Lorenzo Pellegrini.

Ish-mbrojtësi i Interit është stërvitur veçmas, për 10 ditë për shkak të një dëmtimi, ndërsa mbrojtësi argjentinas dhe mesfushori i kombëtares së kaltër ishin të dy në “Marassi” për ndeshjen kundër Genoas. Tamponët e së shtunës kishin rezultuar negativë, ndërsa të hënën pozitivë.

Ky është një tjetër lajm i keq për verdhekuqtë, pasi Fonseca duhet të bëjë pa një tjetër titullar pas humbjes së kapitenit. Sot, megjithatë, lajmi është se dy të tjerë të infektuar “për një kohë të gjatë”, Calafiori dhe Diaëara, kanë kaluar testet e përshtatshmërisë fizike dhe do të jenë në gjendje të ribashkohen me pjesën tjetër të skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco