Rrahmani: Dueli kundër Shqipërisë është test për eliminatoret e Botërorit

Rrahmani: Dueli kundër Shqipërisë është test për eliminatoret e Botërorit

14:31, 10/11/2020

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se ndeshjet e nëntorit do t’i shërbejnë skuadrës që të përgatitet për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kosova zhvillon tri ndeshje këtë muaj, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).

Dueli kundër Shqipërisë? “Do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit, sepse dimë që do të kemi një short të vështirë. Sepse mund jemi në vazot që na garantojnë se do të kemi kundërshtarë të fortë, më të fortë se ne në ranglistën botërore”.

“Kështu që të gjitha këto ndeshje do të na ndihmojnë që të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit”, u shpreh Rrahmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco