Shqipëri – Kosovë/ Flet Reja: Ndeshje testuese, Kumbullën e pres deri ditën ...

Shqipëri – Kosovë/ Flet Reja: Ndeshje testuese, Kumbullën e pres deri ditën ...

13:50, 10/11/2020

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja foli para ndeshjes miqësore me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat një ditë para duelit, tekniku veteran italian deklaroi se për “Vëllazëroren” do të bëjë eksperimente në mënyrë që ekipi të jetë i përgatitur për takimet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Reja u ndal te çështja e Marash Kumbullës, për të cilin FSHF-ja po diskuton me autoritetet lokale të Romës për ta lejuar mbrojtësin të udhëtojë drejt Shqipërisë.

“Do të jetë një ndeshje e ndjerë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë. Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t’i përdor në fushë. Edhe Çepele ka cilësi dhe mund të jetë nga lojtarët që mund të luajnë nesër. Sot kemi stërvitjen e radhës dhe nesër mund të kem një ide të qartë për skemën dhe formacionin. Lenjani ka pasur probleme. Trashi shpresoja që të vinte, por nuk ishte e mundur. Ismajlgeci ka pasur probleme fizike, por kam folur dhe më ka thënë se është i gatshëm. Kam pasur mungesa dhe për këtë arsye mora dy lojtarët e Tiranës”, tha fillimisht Reja.

Kumbulla– Ne kemi pasur kontakte me ASL të Romës për Kumbullën. Kemi ofruar çdo mundësi për të siguruar të marrim lojtarin, kemi gati edhe avionin privat. Presim një përgjigje deri të shtunë. Shpresoj ta kemi gati për ndeshjet e radhës. Ai është stërvitur me skuadrën e Romës dhe duam ta kemi. Megjithatë së fundmi kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus edhe 3 lojtarë të Romës dhe kjo vështirëson gjithçka.

Objektivi – Ideja është të mos humbasim fokusin në këto dy ndeshje. Duam të luajmë mirë, por sigurisht që e duam dhe fitoren. Kemi qenë favorit për vendin e parë dhe akoma jemi. Uroj  të shfrytëzojmë potencialin që kemi. E nisëm me fitore, pastaj e ulëm ritmin, morëm dy pikë jashtë. Uroj të shfrytëzojmë faktorin fushë për këto dy ndeshje.

“Kemi ndeshje me Kosovën, mirë të flasim për këtë takim dhe pastaj të merremi me të tjerat. Nuk do të doja të luanim me Kosovën, por ishte e vetmja mundësi. Kishim programuar takimin me Gjibraltarin, pastaj kishim me Armeninë, por nuk ndodhi për shkak të gjendjes së luftës. Ishte një datë vendosur nga UEFA. Erdhi si mundësi, do të gjejmë motivacionin e duhur për të luajtur këtë takim. Të rinjtë kanë stimuj për të treguar vlerat. Jam i bindur se do të tregojnë që e meritojnë të luajnë këtu”, përfundoi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco