Superliga në aksion me ndeshje shumë interesante

Superliga në aksion me ndeshje shumë interesante

12:34, 10/11/2020

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë, ku do të ketë takime mjaft interesante.

Sfidë interesante është përballja mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Bashkimit. Pejanët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, duke shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje. Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante.

Rahoveci-Ponte Prizreni është një tjetër sfidë interesante e xhiros së katërt. Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Ndeshje interesante është edhe ajo në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitiv. Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

Vëllaznimi-Trepça po ashtu është ndeshje interesante . Këto dy skuadra në mesjavë shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja mes tyre do të jetë shumë interesante.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në ArtMotion, derisa statistikat ‘Live’ i gjeni në faqen zyrtare të FBK-së.

Prince Caffe Superliga - Java 4

E mërkurë
19:30 Peja - Bashkimi 
19:00 Vëllaznimi - Trepça 

E enjte
19:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli
19:00 Rahoveci - Ponte Prizreni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco