Falsifikoi lejën e qëndrimit/ Gjykata dënon futbollistin e Tiranës, Kobina

Falsifikoi lejën e qëndrimit/ Gjykata dënon futbollistin e Tiranës, Kobina

12:01, 10/11/2020

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 orë pune të detyruar futbollistin e Tiranës, Winnful Cobbina.

Gjithçka nis një vit më parë, kur në qershor të 2019-ës autoritetet shqiptare të policisë kanë dalluar se viza e lojtarit ka skaduar, ndërsa leja e qëndrimit e treguar nga Kobina ishte false. 

Prokuroria kishte kërkuar më herët një dënim me katër muaj heqje lirie, ndërsa për shkak të mosrrezikshmërisë që paraqiste futbollisti bardheblu, Gjykata e ka reduktuar dënimin në 100 orë punë të detyruar në shërbim të komunitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco