E thotë një rival si Haland: Bayern Munchen është ekipi më i mirë në botë

E thotë një rival si Haland: Bayern Munchen është ekipi më i mirë në botë

19:19, 09/11/2020

Erling Haland nuk u ndal duke shënuar edhe në ndeshjen më të rëndësishme të javës së shtatë ndaj Bayernit të Mynihut.

Sulmuesi norvegjez mposhti Manuel Neuer, duke shënuar golin për 2-3 vetëm pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Pas sfidës, norvegjezi u shpreh se skuadra e tij meritonte më shumë.

Nëse më pyesni personalisht, mund të them që nuk jam i kënaqur. Duhet të shënoj më shumë për të ndihmuar skuadrën. Bëmë një ndeshje të mirë, por në fund kjo nuk mjaftoi. Bayerni është një skuadër e mirë, për mua ekipi më i mirë në botë për momentin dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort për të qenë sa më pranë tyre”, përfundoi sulmuesi i Borusias së Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco