Ish-trajneri i Italisë drejt stolit të Fiorentinës

Ish-trajneri i Italisë drejt stolit të Fiorentinës

18:35, 09/11/2020

Tani më nuk është çështje ditësh, por çështje orësh që Cesare Prandelli të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.

Pas ecurisë negative të Bepe Jakinit në pankinën “vjollcë”, ku në 5 sfidat e fundit ka arritur të fitojë vetëm 1 dhe duke e renditur skuadrën në vendin e 12-të, Jakini i ka orët e numëruara në stolin e Fiorentinës.

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Prandelli, është i gatshëm të rikthehet te stoli i Fiorentinës pas aventurës së tij 5-vjeçare në vitet 2005-2010 si teknik i skuadrës nga Firence.

63-vjeçari ndodhet pa klub pas aventurës së tij të fundit në Serinë A me skuadrën e Genoas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco