Conte: Nuk na mungon karakteri, por rezultatet

Conte: Nuk na mungon karakteri, por rezultatet

18:03, 09/11/2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte, nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatet e arritura së fundi nga skuadra e tij.

“Reagim pas Madridit? Nuk është kështu, sepse në Champions nuk kemi pasur mangësi në aspektin e paraqitjes apo në karakter, por vetëm për rezultatin.

Skuadra po vepron mirë në të gjitha pikëpamjet. E nisëm me 6 lojtarë pozitivë me Koronavirus, pa harruar të dëmtuarit. Është e pashmangshme që kur gjendesh në këto lloj situatash disa duhet të luajnë shumë dhe paguhet lodhja.

Dikush ishte pak i lodhur, djemtë nuk patën mënyrë për të pushuar. Do të kenë mundësi të bëjnë edhe miqësore, sezoni do të jetë për të gjithë i vështirë. Nevoja duhet të bëhet virtyt, por njëkohësisht duhet të tregohemi të zotë.

Tani duhet të shpresojmë që të mos ndodhë asgjë. Unë kam bërë edhe trajnerin në kombëtare, i kuptoj këto situata dhe shpresoj të mund të rikthehen të gjithë, nga momenti që jemi rikthyer na presin dhjetë ndeshje, një çdo tri ditë. Nuk do të jenë ndeshje për të shëtitur në park”, tha tekniku i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco