Mungesa e Fati detyron Koeman të bëjë lëvizje në sulmin e Barcelonës

Mungesa e Fati detyron Koeman të bëjë lëvizje në sulmin e Barcelonës

17:38, 09/11/2020

Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për afërsisht katër muaj. Kjo është diagnoza e njoftuar në një deklaratë nga shërbimet mjekësore të Barcelonës, pasi anësori 18-vjeçar u operua nga dr. Ramon Cugat nën mbikëqyrjen e mjekëve të klubit “blaugrana”.

Në këtë mënyrë, Ansu Fati nuk do të jetë nën komandën e Ronald Koeman deri në mes të muajit mars.

Holandezi po mendon për alternativat për të zëvendësuar Ansu Fatin gjatë muajve e ardhshëm, duke marrë parasysh që ai zakonisht ka luajtur si një anësor i majtë, por edhe si sulmues qendre.

Koeman ka anësorë të pastër për këtë rol si Ousmane Dembele dhe Francisco Trincao, edhe pse portugezi ka luajtur më shumë në të djathtë, që nga ardhja e tij në Barça.

Një alternativë tjetër si sulmues anësor natyral është Konrad de la Fuente.

Në rast të zgjedhjes së një anësori të pastër në krahun e djathtë, me Dembel dhe Trincao si favoritë, trajneri i Barçës ka në dispozicion Pedrin dhe Philippe Coutinhon, si alternativa të besueshme, për të mbushur boshllëkun në krahun e majtë, me lirinë për të depërtuar nga brenda.

Mungesa e Ansu Fatiti bën që Antoine Griezmann të luajë shumë me tepër si sulmues i parë.

Martin Braithwaite është një tjetër variant për të luajtur si sulmues, me Leo Messi si një mesfushor ose “9” fals.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco