Ervin Bulku: Në këtë moment kombëtares i duhen pikët, jo loja e bukur

Ervin Bulku: Në këtë moment kombëtares i duhen pikët, jo loja e bukur

17:14, 09/11/2020

Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, ka komentuar gjendjen e kuqezinjve para vëllazërores me Kosovën dhe dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Ora Sport”, ndihmësi i Edi Rejës foli edhe për mungesën ose jo të mbrojtësit Marash Kumbulla, ku deklaroi se do të pritet deri në momentet e fundit.

“Nuk është vetëm Kumbulla, por të gjithë futbollistët e Romës. Por kemi shpresa deri në momentet e fundit sepse mund të lejohen, sipas rregullave të shtetit italian dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Bulku.

Sa i përket ndeshjeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy kundërshtarë të cilëve në dy ndeshjet e para i kemi marrë 4 pikë, Bulku deklaroi se do të synohet maksimumi, pra 6 pikët.

“Nuk ka negociata. Shpresojmë të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Më e rëndësishme në këto momente janë pikët se  sa loja, pasi po të marrim të dyja ndeshjet, kemi marrë 3 pikë në Bjellorusi me një lojë jo shumë të mirë, por ka ndodhur e kundërta në Kazakistan dhe kemi marrë vetëm një pikë. Shpresojmë të marrim pikët e plota në këto dy ndeshje”, tha zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco