Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet në Durrës për vëllazëroren me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet në Durrës për vëllazëroren me Shqipërinë

16:29, 09/11/2020

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar sot në hotel “Premium”, në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).

Për këto ndeshje, Milot Rashica e Leart Paqarada nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë për shkak të vendimeve të rajoneve përkatëse (pas kthimit ata duhet të qëndrojnë detyrimisht në karantinë dhe klubet kanë ushtruar të drejtën e dhënë nga FIFA që të mos i lejojnë lojtarët që të bashkohen me ekipin kombëtar).

Në tri ndeshjet e këtij muaji do të mungojnë edhe Florent Muslija, i cili nuk është në gjendje t’ i bashkohet ekipit pas lëndimit në ndeshjen e fundit, si dhe Benjamin Kololli, i cili është i pezulluar për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për shkak të kartonit të kuq pas ndeshjes kundër Greqisë.

Duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit me Zyrihun pësoi një lëndim të lehtë, në bashkëpunim me lojtarin është vendosur që të mos rrezikohet.

Në miqësoren kundër Shqipërisë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca.

Në fakt, Valon Berisha, pas problemeve konstante në shpinë në ndeshjet e fundit me klubin, është vendosur që të kryejë rikuperim të lehtë gjatë tri ditëve dhe pastaj t’ i bashkohet ekipit nga dita e enjte për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Ndërkaq, Voca ka pësuar lëndim në nxehje para ndeshjes së djeshme me klubin e tij dhe pritet të shihet rikuperimi i tij dhe përfshirja eventuale në ekip për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Duhet theksuar se “Dardanët” do të zhvillojnë në orën 19:00, në kompleksin “Tropical”, në Durrës, seancën e parë stërvitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco