E bujshme nga Italia/ Juventusit nxjerr në shitje Ronaldon, zbulohet çmimi...

E bujshme nga Italia/ Juventusit nxjerr në shitje Ronaldon, zbulohet çmimi...

14:07, 09/11/2020

Juventusi e ka nxjerrë në shitje Cristiano Ronaldon.

Sipas “Sport”, “Zonja e Vjetër” po mendon që të shesë portugezin për shkak të krizës financiare të thelluar si pasojë e pandemisë.

Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, që është katër herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në klub, pra Matthijs de Ligt.

Kontrata momentale e 35-vjeçarit i skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian shpreson ta shesë dhe të mos e lejojë pas dy viteve të largohet me parametra zero.

Interesim për Ronaldon në të kaluarën ka shfaqur PSG-ja, e cila gjatë verës mund të hidhet në sulm duke i ofruar Juventusit jo më pak se 50 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco