'Ndjeva kaviljen të rrotullohej', Ronaldo mban në ankth Juventusin

'Ndjeva kaviljen të rrotullohej', Ronaldo mban në ankth Juventusin

10:35, 09/11/2020

Cristiano Ronaldo po mban në ankth Juventusin.

N ë minutën e 76’ në përballjen kundër Lazios, portugezi u përplas ashpër me kundërshtarin Luis Albertos dhe më pas braktisi fushën e blertë për shkak të dhimbjeve.

Ndjeva të më rrotullohej kavilja”, i pëshpëriti futbollisti mjekëve të Juves, të cilët kërkuan menjëherë zëvendësimin e sulmuesit 35-vjeçar.

Ndonëse pas ndeshjes klubi bardhezi u mundua të qetësojë situatën, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për ndrydhje të rëndë apo frakturë, një përgjigje më e qartë rreth kaviljes së Ronaldos do të mësohet pas ekzaminimeve që ky i fundit do të bëjë nga mjekët e Kombëtares së Portugalisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco