Prekja e ‘akrepit’, ky është goli më i bukur që keni parë ndonjëherë. Mos e humb!

Prekja e ‘akrepit’, ky është goli më i bukur që keni parë ndonjëherë. Mos e humb!

09:17, 09/11/2020

Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që Interi bleu pas emërimit të Antonio Contes, por te zikaltrit nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak muaj që qëndroi dhe më pas u huazua fillimisht te Newcastle e më pas te Borussia Monchengladbach.

Pikërisht te këta të fundit, anësori austriak shënoi një gol shumë spektakolar që me siguri do të garojë për golin e vitit, në ndeshjen e humbur 4-3 në “Bay Arena” ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas një krosimi të Herrman në zonë, Lazaro goditi topin me takë (ose siç njihet ndryshe, “prekja e akrepit”) dhe e dërgoi në trekëndëshin e portës së Leverkusenit.

Valentino Lazaro është ende në pronësi të Interit dhe te Borussia Monchengladbach është transferuar me formulën e huazimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco