Humbi penalltinë, Ibrahimovic e kthen me shaka: Iku rinovimi…

Humbi penalltinë, Ibrahimovic e kthen me shaka: Iku rinovimi…

08:30, 09/11/2020

“Fytyra ime është e zemëruar, një barazim sot nuk është i mirë, patëm shumë shanse, e humba penalltinë, mendoj se do ia lë tjetrën Kessie”. Zlatan Ibrahimovic shprehet kështu pas ndeshjes së barazuar ndaj Verona, teksa Milani i tij vazhdon kryeson renditjen e kampionatit italian.

Shumë gabime, por ne vazhdojmë. E rëndësishme është të mos humbasësh dhe mos e humbësh besimin. Ne duam që të fitojmë të gjitha ndeshjet, natyrisht”.

Te penalltia: “Silvestri kishte të drejtë, të fundit e kisha gabuar”. Për nervozizmin: “Unë isha i zemëruar me veten time, kur lodhja hyn në kokën tënde nuk je në 100%. Ne luajmë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër, shyqyr që arrin kjo ndalesë. Edhe sot më mungonte qartësia dhe dashakeqësia para porte. Nuk isha fare me mendjen sot…”.

Foto me fanellën e kombëtares: “Ishte për të irrituar Suedinë”. Scudetto: “Para kampionatit duhet të kesh objektiva, por edhe gjatë kampionatit. Duhet të kesh objektiva, ne nuk mund të hyjmë në fushë vetëm për të luajtur. Të paktën ky është mentaliteti im”, telesport.

Për rotacionin: “Trajneri më thotë kur të luaj! Mbaj mend Europa League kur isha në Manchester. Ishte shumë e komplikuar të luash të enjteve, ka pak pushim midis ndeshjeve. Unë jam një profesionist, kur mund të luaj unë luaj. Ndihem si fëmijë, jam i lumtur të luaj, ishte e mundur që nuk mund ta bëja më”.

Kush është më i fortë mes tij dhe Ronaldos: “Ju vendosni”.

Topin e Artë nuk e fitoi kurrë: “Nuk më shqetëson, është mirë ta kesh por nuk kam nevojë që të ndihem më i fortë. Unë po luaj në maksimumin tim për t’u përpjekur të ndihmoj shokët e mi të skuadrës”

Për luftën e kampionatit: “Ka shumë ekipe që luftojnë, le të shohim se kush do të jetë më mirë fizikisht”.

Për rinovimin: “Pas penalltisë mendoj se jemi në gjendje të keqe (qesh). Tani do të lë Kessie t’i gjuajë, kështu që mbase do të jem në një situatë tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco