VIDEO/ Milani djeg shansin për t’u shkëputur, Ibra e shpëton nga humbja

VIDEO/ Milani djeg shansin për t’u shkëputur, Ibra e shpëton nga humbja

22:44, 08/11/2020

Vetëm tre ditë pasi u mposht 0-3 nga Lille, Milani ngec sërish në “San Siro”, pasi këtë herë nuk shkoi më shumë se një barazim i mundimshëm 2-2 ndaj Veronës, në një ndeshje ku iu desh të rikuperojnë disavantazhin e dyfishtë të miqve.

Gjithçka nisi keq për kuqezinjtë, që humbën kapitenin Romagnoli gjatë nxehjes dhe në fushë zbriti Gabbia, ndërsa në minutën e 6’ ishte sulmuesi Antonin Barak që pas një rrëmuje në zonë, arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së Donnarumës.

Në minutën e 19’ ishte sulmuesi Zaccagni që gjuajti bukur nga jashtë zonës dhe topi përfundoi në përfundoi në rrjetë falë edhe një devijimi të mbrojtësit Calabria, i cili nxori jashtë loje portierin Donnarumma.

Kuqezinjtë provuan të rikthehen në lojë dhe ia dolën të rihapin takimin në minutën e 27’, kur pas një aksioni të shpejtë, ishte Kessie që gjuajti dhe topi i përplasur në trupin e mbrojtësit Magnani përfundoi në portën e Veronës.

Pjesa e dytë nisi me një rast mjaft të mirë për Veronën, kur pas një zbritjeje të bukur në krah nga ana e Zaccagnit, ishte Dimarco që shpërdoroi, duke gjuajtur jashtë vetëm pak metra larg portës, ndërsa Milani u kundërpërgjigj me një gol të Calhanoglu, që u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në minutën e 65-të kuqezinjtë patën mundësinë më të mirë për të rikthyer baraspeshën, pasi Lovato shkaktoi një penallti në dëm të Kessie, por gjiganti suedez gaboi nga pika e 11 metrave, duke e dërguar topin mbi traversën e portës së Silvestrit.

Momenti më i mirë për Milanin ishte mes minutës së 74-t dhe të 76’, teksa gjatë ekzekutimit të disa goditjeve nga këndi radhazi, Ibra goditi traversën dhe më pas u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Silvestri.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Calabria shënoi golin e barazimit, por edhe këtë herë arbitri Guida e anuloi me ndihmën e VAR-it, pasi topi ishte ulur me dorë nga ana e Zlatan Ibrahimovic.

Megjithatë në minutën e 93-të sulmuesi suedez provoi sërish reflekset e Silvestrit, ndërsa më pas në vijim të aksionit, arriti të shënojë me kokë, pas një krosimi të saktë të Brahim Diaz mbi vijën e 5-metërshit.

Barazimi nuk kënaq kuqezinjtë që provojnë deri në sekondën e fundit për të gjetur golin e fitores, por nuk ia dalin dhe duhet të kënaqet vetëm me një pikë, që e mban në krye me 17 pikë të grumbulluara pas 7 javëve të para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco