Dabulla në Syri TV: Tiranës i mungon një sulmues pykë

Dabulla në Syri TV: Tiranës i mungon një sulmues pykë

22:24, 08/11/2020

Në javën e dytë të kampionatit, Tirana u mund nga Teuta me rezultatin 1-0.

Bardheblutë pësojnë kështu humbjen e parë në rrugëtimin e tyre për mbrojtjen e titullit kampion.

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, në studion e emisionit “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV thekson se kampionët në fuqi kanë problem në sulm.

Tirana nuk ka një pykë kryesore. Ose do të luajë Muçi, ose Avdiaj. Nuk e di sa të zotë do të jenë për të mbajtur peshën kryesore në sulmin e Tiranës. Largimi i Ngo prish punë, por Tirana duhet të merrte masat për ta zëvendësuar. Tirana ka marrë disa lojtarë, por asnjë nuk është në staturën e Ngo. Do të jetë mjaft e vështirë për Tiranën që me këtë organikë që ka të ruajë titullin kampion”, tha Dabulla.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco