Ish-sulmuesi i famshëm, Samuel Eto, ka shpëtuar për mrekulli ditën e sotme kur makina e tij u përplas nga një tjetër automjet në rajonin e Nkongsamba-Litoral të Kamerunit.
39-vjeçari po kthehej nga rajoni perëndimor i vendit kur makina është goditur papritur nga pas.
Sipas informacioneve, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Interit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Pamjet e aksidentit tregojnë se përplasja ka qenë tepër e rrezikshme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: