Ka përfunduar në barazim 1-1 kryesfida e javës së 8-të e Premierligës mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit në “Etihad Stadium”.
Goli i parë u shënua nga Mohamed Salah me 11-metërsh në minutën e 13-të.
Shifrat u barazuan në minutën e 31-të nga Gabriel Jesus.
Në minutën e 42-të Kevin De Bruyne ka humbur shansin e artë për të kaluar në avantazh skuadrën në 2-1 duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi dhe sfida mes nënkampionëve dhe kampionëve të sezonit të kaluar u mbyll në barazim 1-1.
Manchester City ndodhet në vendin e 11-të me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpul në vendin e 3-të me 17 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: