Charteri me defekt, Napoli shtyn udhëtimin për në Bolonja

Charteri me defekt, Napoli shtyn udhëtimin për në Bolonja

08:43, 08/11/2020

Klubi i Napolit është detyruar të shtyjë udhëtimin për në Bolonja. Siç raportohet nga radio “Kiss Kiss Napoli”, kjo ka ndodhur, për shkak të një problemi teknik me Charterin që supozohej të sillte ekipin e Gennaro Gattuso në Emilia Romagna.

Gattuso dhe ekipi i tij do të nisen paraditen e kësaj të diele, me ndeshjen e cila është caktuar për në orën 18:00.

Sigurisht që nuk është mënyra ideale për të përjetuar një pragndeshje. Ekipi është kthyer në hotelin e tij të zakonshëm, në Napoli, nga ku do të fluturojë nesër drejt Bolognas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco