Atletico Madrid fiton me ‘poker’ ndaj Cadiz dhe merr kreun e La Liga-s

Atletico Madrid fiton me ‘poker’ ndaj Cadiz dhe merr kreun e La Liga-s

08:31, 08/11/2020

Në kuadër të javës së 8-të në La Liga, Atletico Madrid priti në Ëanda Metropolitano surprizën e kampionatit, Cadiz-in. “Los Clochoneros” e dominuan sfidën nga fillimi në fund, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj “Nëndetëses së verdhë”.

Në minutën e 8’ ishte, Joao Felix ai që hapi serinë e golave për madrilenët, pasi mori një pasim nga Llorente (ky i fundit shfrytëzoi një gabim në dalje të portierit mik). Në të 22-ën ishte radha e Llorentes për të tundur rrjetën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Luiz Suarez i asistuar nga Joao Felix, për të ardhur më pas te goli i dytë personal i portugezit në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Me këtë triumf, Atletico Madrid ngjitet në krye të La Liga-s me 17 pikë, ndërsa Cadiz mban vendin e 6-të me 10 pikë të grumbulluara.

Fitore shumë e rëndësishme edhe për Sevilla, që iu imponua me rezultat minimal Osasunas, me gol të Ocampos me 11-metërsh në pjesë ne dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco