Koeman shpjegon arsyen pse e la Messin në stolin rezervë ndaj Real Betisit

Koeman shpjegon arsyen pse e la Messin në stolin rezervë ndaj Real Betisit

22:11, 07/11/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka treguar arsyen përse e la në stolin rezervë Lionel Messin.

Tekniku holandez konfirmoi një dëmtim të lehtë të Messit i cili luajti vetëm 45 minutat e dyta në fitoren e Barcelonës 5-2 ndaj Betis.

Messi shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa me lëvizjen e tij “magjike” i dhuroi një asist Antoine Griezmannit.

“Që dje kemi biseduar dhe Messi kishte disa shqetësime fizike nga ndeshja kundër Dynamo Kyiv”, ka thënë fillimisht Koeman në intervistë për gazetën Marca.

“Ne vendosëm se ishte më mirë ta linim në stol. Ne e dimë se kush është ai dhe nuk kam dyshime për të. Unë e shikoj atë duke punuar çdo ditë. Ai nuk ishte titullar sot, por në pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm”, përfundoi trajneri holandez.

Messi tani do të bashkohet me kombëtaren e Argjentinës për dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2022 kundër Paraguait dhe Perusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco