Bayerni mposht Dortmundin në ‘Klasiken e Gjermanisë’

Bayerni mposht Dortmundin në ‘Klasiken e Gjermanisë’

20:46, 07/11/2020

Bayern Munich ka fituar “Klasiken e Gjermanisë”.

Bavarezët mposhtën 3-2 skuadrën e Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Bundesligë.

Lewandowski realizoi i pari, por u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje. Ndërsa, Marco Reus në minutën e 45-të zhbllokoi rezultatin, por gëzimi zgjati vetëm 4 minuta sepse David Alaba me super goditje nga goditja e dënimit barazoi shifrat.

Në 45-minutëshin e dytë u shfaq përsëri Lewandowski që kaloi “Bavarezët” në avantazh. I sapo futuri në fushën e lojës, Leroy Sane në minutën e 80-të trefishoi shifrat, ndërsa Erling Haaland pas tre minutave ngushtoi rezultatin.

Pas kësaj fitore, Bayerni merr kreun e Bundesligës me 18 pikë, ndërsa Dortmund renditët e treta me 15 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco