VIDEO/ Manchester United fiton me përmbysje ndaj Everton

VIDEO/ Manchester United fiton me përmbysje ndaj Everton

15:45, 07/11/2020

Manchester United ka dalë triumfues nga dueli me Everton. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-1 ndaj “Troffes”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier League.

Fillimisht ishte Everton që kaloi në avantazh. Në minutën e 19’ portieri i vendasve, Jordan Pickford gjuan fort një top në zonën kundërshtare, i cili përfundon te Calvert-Leëin. Ky i fundit arrin të gjejë Bernard  që me një goditje tokazi mposht De Gea-n. Por avantazhi i “Troffes” zgjat fare pak.

6 minuta më vonë Manchester United, barazoi rezultatin 1-1, me anë të Fernandez. Pas një krosimi në zonë, mesfushori portugez gjuajti saktë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar.Por pjesa e parë nuk do të mbyllej me kaq, pasi në minutën e 32’ skuadra e Manchester do të shënonte edhe golin e përmbysjes.

Ishte sërish Bruno Fernandez ai i cili shënoi për “Djajtë e kuq”.  Mesfushori portugez dha një krosim në zonë për Rashford. Mirëpo ky i fundit nuk arriti ta prek topin, i cili për fat përfundoi në rrjetë.

Në pjesën dytë, ekipet nuk prodhuan raste për shënim. Suksesi United do të vulosej në kohën shtesë, falë golit të Edison Cavani, i cili shënoi golin  e parë në Angli, pas asistit të Bruno Fernandes (1-3, 90 + 4). Ole Gunnar Solskjaer duhet të falënderojë mesfushorin e tij portugez, autor i një dygolëshi dhe një paraqitje fantastike.

Me këtë triumf skuadra e Manchester United u ngjit në vendin e 13-të në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Everton mban vendin e 5-të me 13 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco