Conte: Lukaku do luaj nesër, Atalanta është skuadër shumë e mirë-organizuar

Conte: Lukaku do luaj nesër, Atalanta është skuadër shumë e mirë-organizuar

15:20, 07/11/2020

Në prag të ndeshjes ndaj Atalantas, trajneri i Interit, Antonio Conte, ka dalë një një konferencë për shtyp, ku foli për sfidën e nesërme si dhe lajmëroi se Lukaku është gati dhe do të udhëtojë me skuadrën në Bergamo.

Si është humori në skuadër pas humbjes në Madrid? A është rikuperuar Lukaku?

Humori është ai i duhuri për të përballur një ndeshje si kjo ndaj Atalantës. Lukaku është stërvitur sot me skuadrën dhe do të vijë me ne në Bergamo, por më pas do shohim a do luajë apo jo.

Çfarë duhet të bëni për të përsëritur ndeshjen e sezonit të kaluar, kur fituat 0-2 në Bergamo?

Atalanta është një skuadër shumë e mirë-organizuar dhe drejtohet nga një trajner si Gasperini, që është aty prej disa vitesh dhe u jep siguri lojtarëve. Ata bëjnë presion të shpejtë te futbollistët që kanë topin dhe janë shumë të fortë në fazën ofensive. Megjithatë për t’ia dalë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe.

Ju shqetëson renditja?

Ne duhet të shqetësohemi për të bërë më të mirën në fushën e lojës, pasi nëse bëjmë mirë punën tonë, atëherë do të vijnë fitoret dhe do të ngjitemi lart në renditje. Nëse më pas paraqitemi keq, atëherë është e drejtë që të jemi disi më larg kreut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco