Portieri i Interit rezulton pozitiv me Covid-19

Portieri i Interit rezulton pozitiv me Covid-19

15:03, 07/11/2020

Portieri i Interit, Daniele Padelli, ka rezultuar pozitiv në testet e kryera së fundmi te klubi italian.

Lajmi për infektimin e 35 vjeçarit italian me Covid-19 është dhënë vetë nga klubi zikaltër përmes një deklarate për shtyp.

“Inter njofton se Daniele Padelli është testuar pozitiv. Ai është asimptomatik dhe ndodhet i izoluar në shtëpi, ku do të ndjekë protokollet shëndetësore”, thuhet në njoftim, 

Portieri nuk do të jetë pjesë e Interit për ndeshjen e fundjavës kundër Atalantës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco