VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në 'Goodison Park', spektakël në Everton - Manchester United

VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në 'Goodison Park', spektakël në Everton - Manchester United

13:59, 07/11/2020

Po luhet në këto momente ndeshja midis Everton – Manchester United, e vlefshme për javën e 8-të në Premier League.

Sfida e cila po luhet në “Goodison Park”, ka nisur në mënyrë spektakolare, me dy gola brenda 6 minutash.

Fillimisht ishte Everton që kalo në avantazh. Në minutën e 19’ portieri i vendasve, Jordan Pickford gjuan fort një top në zonën kundërshtare, i cili përfundon te Calvert-Lewin. Ky i fundit arrin të gjejë Bernard  që me një goditje tokazi mposht De Gea-n. Por avantazhi i “Troffes” zgjat fare pak.

6 minuta më vonë Manchester United, barazoi rezultatin 1-1, me anë të Fernandez. Pas një krosimi në zonë, mesfushori portugez gjuajti saktë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco