Juventus synon transferimin e mesfushorit të Udinese-s

Juventus synon transferimin e mesfushorit të Udinese-s

12:29, 07/11/2020

Juventus po përgatiten të transferojë në Torino mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, torinezët kanë dërguar skautët e tyre në ndeshjen e Udineses ndaj Genoas (3-2), për të ndjekur nga afër futbollistin argjentinas.

Bardhezinjtë po mendojnë të dëgojnë një ofertë për 26 vjeçarin, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024.

De Paul ka qenë në prag të transferimit te Leeds United, por skuadra e Marcelo Biesla nuk arriti të përmbushte çmimin e kërkuar prej 40 milionë euro.

Duket se te Juventus janë të interesuar ta realizojnë këtë transferim verën e ardhshme dhe jo në janar, duke marrë parasysh situatën e rëndë financiare, për shkak të COVID-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco