Firmosi në merkaton e verës me Tiranën, largohet mbrojtësi nga bardheblutë

Firmosi në merkaton e verës me Tiranën, largohet mbrojtësi nga bardheblutë

11:56, 07/11/2020

Shaqir Tafa largohet përfundimisht nga Tirana. Lojtari, i cili erdhi në verë në ekipin bardheblu për të qenë alternativë në mbrojtje, nuk ia doli dot që të merrte leje kalimin. Edhe pse kishte kontratë me Tiranën ai nuk mund të luante sepse në të kundërt bardheblutë duhet të paguanin periudhën e formimit të lojtarit, i cili ka dalë nga skuadrat italiane.

Tafa nuk u grumbullua dhe nuk luajti as në sfidën me Shkumbinin në Kupë dhe në kampionat me Kukësin, duke bërë që ai të kërkojë fatin diku tjetër. Lojtari 21- vjeçar, në verë firmosi kontratën që e bëri atë bardheblu për dy vitet e ardhshme, siç konfirmoi vetë klubi kryeqytetas në njoftimin zyrtar për afrimin e fundit.

Mbrojtësi ka qenë i gatshëm për trajnerin Emanuel Egbo dhe ka luajtur në miqësore, por problemi qe në ndeshjet e zyrtare, ku Tirana nuk mund ta aktivizonte sepse në të kundërt duhet të paguante shuma të mëdha parash, si periudhë formimi për lojtarin shqiptar.

Tafa ka lindur në Fondi të Italisë dhe i ka të dyja nënshtetësitë, italiane dhe shqiptare. Ai është aktivizuar me Palermon, Monopolin, Sicula Leonzio dhe Kuneon në vendin fqinj. Prej para sfidës me Kukësin, Tafa nuk ka qenë pjesë e skuadrës as në stërvitje, duke mbyllur kështu aventurën me skuadrën kampione të Shqipërisë, pa luajtur një ndeshje zyrtare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco