‘Ndaloni numërimin’/ Mos e humbisni këtë batutë virale

‘Ndaloni numërimin’/ Mos e humbisni këtë batutë virale

11:00, 07/11/2020

Që kur presidenti Donald Trump postoi për herë të parë mesazhin e tij: NDALONI NUMERIMIN, shumë meme janë prodhuar online.

Presidenti kërkoi që të mos numëroheshin vota, me pretendimin se po numërohen vota të paligjshme.

Por në mesin e shumë batutave dhe memeve online, spikat ajo që ka ardhur nga liga angleze e futbollit.

Klubi i Southampton është ngjitur në vendin e parë në Premier League.

Teksa postojnë tabelën e renditjes, ata bëjnë thirrjen: NDALONI NUMERIMIN.

Kështu ata do të shpalleshin kampion që tani, edhe pse kampionati sapo ka nisur dhe ka rrugë të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco