Edhe Igli Tare infektohet me koronavirus

Edhe Igli Tare infektohet me koronavirus

10:04, 07/11/2020

COVID-19 mbërthen keq Lazion. Edhe drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Lazio nuk ka publikuar asnjë emër deri më tani të personave të infektuar, por ka qenë presidenti i klubit italian, Claudio Lotito ai  i cili në një intervistë për “La Repubblica”, ka zbuluar emrin e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare.

“Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.

Sipas mediave italiane, edhe Thomas Strakosha është pozitiv ndaj COVID-19, por me ngarkesa minimale virale, aq sa disa tamponë e kanë nxjerrë negativ portierin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco